Në këtë vend nuk kemi fare halle! E tmerrshme se si një...

Në këtë vend nuk kemi fare halle! E tmerrshme se si një Shqipëri e tërë iu gëzua nominimit të Trixës

72
0

Sa më shumë i afrohet fundit, aq më interesant bëhet Big Brother VIP. Mbrëmë u eleminuan Xheisara dhe Dagz-i, ndërsa tre banorë të tjerë u nominuan.

 

Einxhel, Donaldi dhe Beatrixa janë të nominuarit e së premtes dhe njëri nga të tre do të eliminohet. Mes të tre të nomunuarve, nominimi i Beatrixës ka ngjallur reagime të shumta.

 

Dalina Buzi ka qenë edhe opinioniste e BBV-së disa spektakle dhe e ftuar në një intervistë ajo ka dhënë mendimin e saj.

 

‘Është e tmerrshme se si të gjithë ishin gëzuar për nominim e saj. Në Shqipëri ka marrë shumë vëmendje ky spektakël dhe disa nga personazhet aty janë shumë të fortë’, ka thënë ajo në intervistë

 

Ajo gjithashtu ka thënë se duhet të mësohemi që mos të gjykojmë të tjerët dhe veprimet e tyre. Beatrixa për herë të parë ndodhet në nominim.

 

E gjithë kjo “urrejtje” ndaj Triksës nisi kur ajo shprehu haptazi pëlqimin dhe dashurinë për Donaldin, i cili i dha fund lidhjes me Borën për t’u lidhur me të.