Të gjithë përdoruesit e Facebook, po mundohen të gjejnë gjarprin e fshehur në mes kutive në garazh.
Por nuk bëhet fjalë për çfarëdo gjarpri, por për një piton të gjatë 180 centimetra i cili është futur në një garazh të një burri në Australi, që menjëherë i kishte telefonuar ekipeve të specializuara për kapjen e gjarpinjve, transmeton Telegrafi.
Lockie Gilding që punon në kompaninë që merret me kapjen e gjarpinjve, mezi kishte arritur ta gjej pitonin e fshehur në garazh në mesin e shumë kutive në rafte.
Ai ka fotografuar pitonin dhe foton e ka postuar në Facebook, dhe pothuajse askush nuk po mund ta gjej në gjarprin gjigant.
Banorët e Australisë kanë problem të madh me gjarpinjtë, dhe për këtë arsye janë formuar njësi të shumta të specializuara në kapjen e tyre.