Në gjyqësor, integriteti është më shumë se virtyt; është DOMOSDOSHMËRI

Në gjyqësor, integriteti është më shumë se virtyt; është DOMOSDOSHMËRI

429
0

Nga Dorina Prethi, avokate

 

Sistemi gjyqësor me integritet të pacënuar është baza për sigurimin e respektimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Integriteti i gjyqtarit nuk ka shkallë, ai nuk definohet me kufij të qartë, por është ABSOLUT. Në gjyqësor, integriteti është më shumë se virtyt; është DOMOSDOSHMËRI.

Gjyqtari/ja nuk sulmohet si individ, pasi pozicioni i tij përmban kaq shumë kufizime ligjore dhe etike, sa është lehtësisht i atakueshëm. Legjislacioni i ka dhënë një pozicion shumë specifik gjyqtarit/prokurorit, të rregulluar deri në detaje, si asnjë funksion tjetër publik.

Një mori materialesh, videosh, opinionesh dhe komentesh ka vërshuar në adresë të gjyqtares më të përfolur të momentit, Enkeleda Kapedani.

Më ndodh të reagoj pak më ngadalë, kjo sepse dua ta shoh çështjen nga shumë pikëvështrime e nga ana tjetër, pres që të mbyllet me një vendim të drejtë, duke mbyllur edhe gojët e qytetarëve, fjalët e të cilëve në disa raste do ishin të panevojshme (përfshirë dhe fjalët e mia).

Por sistemi ynë vonon, vonon gjithmonë dhe këtë radhë nga vonesa e tij, natyrshëm përfundova duke lexuar mbi rastin.

Me Vendimin Nr. 171, datë 22.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar Kodin e ri të Etikës Gjyqësore.

Sipas këtij kodi,

– Gjyqtari kujdeset gjithmonë që sjellja e tij, zyrtare dhe PRIVATE, të mos cënojë pavarsinë individuale apo institucionale të gjyqësorit dhe as dukjen e pavarsisë në sytë e publikut.

– Merr masa që sjellja e tij në gjykatë dhe jashtë saj të garantojë dhe rrisë besimin e publikut, praktikuesve të tjerë të ligjit, etj.

– Duhet të tregojë vetëpërmbajtje …

– Duhet të jetë i kujdesshëm në marrëdhëniet që krijon…

– Sillet gjithmonë në mënyrë të tillë që të ruajë integritetin si gjatë ushtrimit të detyrës ashtu edhe në jetën e tij private.

– Sigurohet që sjellja e tij të jetë dinjitoze në sytë e një vëzhguesi të arsyeshëm.

(Ironia më e madhe tani mbetet: A jemi ne mjaftueshëm të arsyeshëm për tu ndjerë të cënuar nga humbja e dinjitetit, intregritetit të një apo disa gjyqtarëve?!)

– Përpiqet në maksimum të mos cënojë besimin që publiku ka tek ai/ajo,

– Duhet të respektojë dinjitetin e funksionit,

– Nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllime të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore.

– MBAN VESHUR TOGËN GJYQËSORE GJATË USHTRIMIT TË FUNKSIONIT.

Sjellja e saj, siç edhe u shpreh Min. Etilda Gjonaj, është e pakomentueshme. Megjithatë, për ju që mbase e shikoni si një sulm të femrës ndaj femrës, përzgjodha disa rreshta nga Kodi i Etikës për t’ju informuar mbi shkeljet!