Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua historia “Hebrenjtë dhe...

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua historia “Hebrenjtë dhe Vlora”

509
0

 Në fokus qëndrojnë familjet hebreje më të mëdha brenda qytetit të Vlorës

 

Nga Kastriot Bimo

 

 

Në Egjiptin e Lashtë dhe në jetën e vrullshme të tij  hebrejtë u ngjitën me shumë mundim në majat e piramidës së shtetit, falë aftësive të tyre.

Kjo gjë do t’ju  kushtonte ekzistencën, pasi që nga nobilët e deri tek magjistarët e shumtë  po  dërgonin mesazhe të çuditshme vetë Faraonit.  Fëmijët e hebrejve u bënë ushqim i krokodilëve të Nilit dhe eksodit të tyre biblik u doli në mbrojtje Deti i Kuq, apo i kallamishteve në hebraisht, duke i kthyer  ata në  endacak të përhershëm. E njëjta skenë u përsërit kur mbretit spanjoll Fedinand në epokën postmesjetare e në ethet e zbulimeve të tij gjeografike mallkimi ndaj hebrejve u shfaq sapo ata ishin integruar si elitë në jetën e fillimit të Rilindjes Europiane. Endja nëpër Europë i përplasi drejt Lindjes, kur në këtë kohë vendin e Bizantit e kish zënë  perandoria Osmane, diku në periudhën e sulltan Bajazitit, për tu shfarosur njëherë e mirë  por nuk ndodhi  ajo që mendohej pasi qysh në mbërritjen e portës së Lindjes, Durrësit, Vlorës, Ulqinit e shumë porteve të tjera osmanët i përçmuan fillimisht nën këtë propagandë duke i quajtur “çifutë”, fakt që tregoi se hebrejtë i priste një kalvar i gjatë mundimesh.

Osmanët pikasën  aftësitë e pahasura të hebrejve, por perandoria Osmane ishte thellësisht feudale me marrdhëniet mbi tokën. Ajo u lëshoi territoret e begata në Ultësirën Perëndimore të territoreve shqiptare midis lumënjve Seman e Vjosë dhe nëpër gjithë luginën e kësaj të fundit, territore pjellore që nuk do ti kish refuzuar asnjë. Por ata nuk pranuan si popullsia e Ballkanit bujqësinë, duke e vazhduar endjen drejt zemrës së perandorisë, Stambollit. Aty  ata u morën  me tregëti, si mjeshtër të lindur për financat dhe me atë që bota nuk e njihte fare, bankat.

Më të vëmendëshmit vërejtën në qytetin port të Vlorës se tregëtinë, veprimtarinë më fitimprurëse shqiptarëve ose ua bënin tregëtarë nga Stambolli ose të huajt, prandaj e okupuan tërë këtë aktivitet.

Në qytet në atë kohë ishin vetëm hebrejtë  që merreshin me tregëtinë e një qyteti-port  të evakuar në ekstremin e kodrave të qytetit, si dhe 3 apo 4  lagje thellësisht osmane me emrat e sulltanëve si ajo Murad, dhe komandantëve gjakatarë si Evrenozi (Vrenez) etj, ku banorët e tyre të pakte merreshin me kopshtari. Krerët e qytetit e kishin rezidencën në Kaninë dhe më vonë zbritën në Vlorë, me të njëjtin mbiemër. Familjet e shumta hebreje kishin një organizim të përsosur duke i lënë njër-tjetrit mundësinë e punëve që përbënin profesion, asnjëherë nuk kanë ushtruar profesione të rëndomta në historinë e qytetit. Këtë skenë të suksesshme dhe me mjaft pasuri ata nuk e braktisën kurrë. Edhe ndërtimet me arkitekturën më të bukur perëndimore dhe aspak orientale hebrejtë e kishin si tipar, ku çuditërisht nuk u anatemua asnjëherë nga mëritë e vendasve që ishin aq shumë në të gjithë kohrat. Për këtë në çdo zhvillim e kthesë të re historike ata ishin aty jo vetëm me pjesmarrje, por edhe me ndihma, pasi ndaj vendasve kishin ndikuar më një lloj bashkpunimi që rallë kush e ka anatemuar. Kjo do të vazhdonte edhe kur u ndërtua shteti i ri shqiptar, Republika e Monarkia shqiptare, të cilat i respektuan si banorë të hershëm dhe aspak të huaj. Italia fashiste si aleate e Gjermanisë naziste, pjestare të Boshtit Romë-Berlin-Tokio ishte e urdhëruar nga Gjermania që të krijonte grumbullime hebrejsh si dhe kampe përqëndrimi për ta. Hebrejtë kishin çdo gjë në dorë, falë të ardhurave dhe profesioneve jo të pakta në Shqipëri, prandaj italianët u treguan të kujdesshëm në këto situata që mund të merrnin përpjestime të gjëra dhe të paparashikueshme. Grumbullimet ndodhën, por krejt ndryshe nga ato gjermane të cilat kishin detyrë tashmë shfarosjen e tyre. Vetëm në këtë periudhë u shfaqën tregëtarët vendas, të cilët rendnin në një truall pa fund, pasi duke u bërë një me Italinë, çdo mall futej pa doganë tashmë.

Por mallkimi i lashtë do të arrinte deri në shekullin e XX, ku dikur edhe Adolf Hitlerit i parashtruan të njëjtën gjë, por kohët modernë do të ishin të pashpirta dhe do të rrezikonin në mënyrën më ekstreme ekzistencën e hebrejve. Me ardhjen në pushtet të tij hebrejtë e ndjenë qysh ditët e para të vjeshtës 1933 se shirat më pas do të ishin të përgjakur. Hitleri i quante të dërguarit e djallit  hebrejtë . Shkaku ishin disa letra-kartmonedha që në duart e tyre kishin fuqi magjike dhe kishin vendosur njerëzimin në udhëkryqin e historisë. Poeti amerikan Ezra Paund deklaronte;

Kjo luftë nuk filloi në vitin 1939, armiku nuk është Gjermania, por është ajo para që merret hua. Kjo është vetëm një prej episodeve të një lufte shekullore, luftës së lashtë midis blerësit dhe prodhuesit, midis prodhuesit dhe prodhuesit tjetër, midis të dobëtit dhe tregtarit. Është konflikti më i madh midis ekonomisë dhe vetë finances..

Vendosja e yllit të Davidit dhe deklarimi Judej ishte një stinë drithëruese jashtë dhe brenda kampeve. Bota e konsideroi si çështje të brendshme të Gjermanisë dhe kolapsi ishte i plotë. Hebreu më i madh i shekullit, Ainshtajn e parandjeu katastrofën dhe çau mjegullën antisemite për në SHBA. Thuhet se këtë e arriti nëpërmjet Shqipërisë. Dokumentarët mbi energjinë e rinisë gjermane merrnin çmime në atdheun e kulturës Francë dhe kineastja e Hitlerit, Leni Rifenshtal promovon “Trimfin e Vullnetit” dhe nderohet në Hollivud, ku pritet skajshmërisht. Hebrejtë tashmë e kishin para realitetin e prekshëm se bota po luante me zjarrin.

Ardhja e makinerisë luftarake e gjermanëve përjetojej nga kushdo nga ankthi në tmerr, por për hebrejtë koha filloi të numëronte mbrapsht.

Ai ishte një popull i vogël i shpërndarë prej 12-13 milion njerëzish, në atë miliardëshe planetare.

A do ja dilnin ata brenda kësaj katastrofe njerëzore shumë më vrastare se Egjipti i Lashtë, Spanja apo tërë bota?

Nën trysninë ushtarake gjermane shtete të tërë të mëdhenj e të vegjël po i dorëzonin hebrejtë, që së paku të shpëtonin vetë nga zjarri i luftës dhe atje ku nuk pritej ndodhi çudia, në Shqipëri, pasi popujt gjermanikë, si antisllavë e kishin krijuar si shtet në fillimet e shekullit XX. Për habinë e botës mbarë ky popull tejet i vogël, i cili desh u bë atdheu i tij në hershmëri  kur Europa i braktisi dhe përndoqi  shënoi në kohët më të tmerrshme kur në peshoren e kohës numri i të vrarëve po vendoste elkuilibër me atë të të gjallëve, i ndihmoi duke shënuar në histori një faqë të veçantë lavdie të arsyes njerëzore, unike, duke mos dorëzuar asnjë hebre. Makineria luftarake naziste e kohës në Shqipëri erdhi vitin e fundit të luftës, por brenda këtij viti ajo i kërkoi qeverisë shqiptare 3 herë listat e hebrejve, të cilat shqiptarët nuk i dhanë asnjëherë. I pari për nga numri i hebrejve ishte Berati, ku në listat e qeverisë shqiptarë  si administratë nën pushtimin gjerman figuronte me zero hebrej, i dyti ishte qyteti i Vlorës para së cilit historia do të vendoste sprovën më të madhe të njerëzimit. Në garë për mbojtjen dhe fshehjen e tyre tashmë ishin edhe objektet e kultit të kujtdo besimi, të cilat konvertonin parreshtur hebrejë në fenë islame dhe të krishterë. Në qoftë se në Berat me ardhjen e gjermanëve qarkomandanti ushtarak i qytetit, i pajisi me dokumenta të fesë islame dhe i shpërndau nëpër familjet beratase, për të shpërndarë përgjegjësinë, nxorri një urdhër që do të pushkatohej kushdo që tregonte garnizoneve gjermane për hebrejtë, në Vlorë ndodhi diçka tjetër. Meqënëse qyteti ishte pothuaj i tëri nacionalist, nuk e ndoqi shembullin e Beratit, por i ndihmoi ata të shkonin në fshatrat e afërt, por disa edhe në ata të thellë, si të shpërngulur nga lufta. Kjo do të ishte shans i paimagjinueshëm për hebrejtë, pasi qytetin e Vlorës e përfshiu një dukuri tmerrësisht e egër, ku intelektualët, patriotët dhe klerikët  si dhe dokerët ciganë të qytetit do të denoncoheshin dhe dorëzoheshin tek komanda gjermane, e cila i internoi shumicën në kampin mëmë të Mat’hauzenit (Austri). Në një takim mes nacionalistëve në gusht 1944 iu kërkua krerëve të Vlorës arsyet që po internoheshin patriotë, madje edhe ata të Luftës 1920. “Si po dilte e vërteta nga ajo që tha Vizhdani (Risilia) me këto spiunime, që nga ata që çonin informatat, mund të kishin ikur me kohë të gjithë, jo nacionalistët, po gjithë vlonjatët! Të çoja 700 apo një mijë çifutë furrave se kishja në dorë Beratin?! Një orë punë duhej dhe njëzet kamjonë! Të gjithë patriotët vlonjatë nuk u kthyen se ishin të thyer në moshë, vetëm disa mundën me një tren kuajsh” shkruan komandanti nacionalist i Shqipërisë.

Po hebrejtë në këtë situatë ku gjenden? Po thuaj të gjitha qeveritë nën administratën ushtarake gjermane nuk u dhanë asnjë informacion atyre, duke marrë përsipër një përgjegjësi që në luftra përkthehet jetë njerëzish.

Tërheqja gjermane bëri që hebrejtë të shfaqeshin përsëri nëpër qytete, duke parë tragjedinë e tyre tashmë, mbi 6 milion të zhdukur. Ata mbijetuan! Në Shqipëri, veçse! Rasti unikal i shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore për mosdorëzimin dhe fshehjen e hebrejve ja kalon çdo imagjinate të djeshme dhe të sotme. Edhe ata shqiptarë progjermanë që për luftën ndaj komunizmit sllav kish arritur ti dekoronte vetë Adolf Hitler, i ndihmuan ata përtej njerëzores. Kjo është me të vërtet hyjnore!

Shindler List është një lojë fëmijësh para veprës shqiptare. Këtë hebrejtë shqiptarë dhe të gjithë botës  nuk duhet ta harrojnë kurrë. Shpirti shqiptar flet me vepra në mes të katastrofës më të madhe të njerëzimit. Nuk ka nevojë për obelisk, as për përkujtimore ky popull dhe ata që i fshehën. Vepra e tyre tashmë i përket historisë dhe ndoshta nuk pranon as respekt dhe as mirnjohje! Detyra mbetet njerëzore, vetëm përballë vdekjes!

Nga ana tjetër në gjyqin e Nyrembergut përfaqësuesit e lartë nazistë filluan të shpalosin si më 1935 filozofinë e Rendit të Ri Botëror, të cilin e mendonin pa diktatura komuniste dhe hebrejtë që nga ai Marks i klasifikonte si shkakëtarët e përmbysjes së njerëzimit, por jo gjatë. Fyreri kish dashur vetëm të hidhte në dorë bankat e botës dhe për këtë gjë përdori ndaj hebrejve, si zot të tyre  mënyrat më të padëgjuara në histori. Bota nuk kish kohë të dëgjonte makiavelistët nazistë se qëllimi i tyre i “mirë” na justifikoka mjetin, prandaj i dënoi pa mëshirë. Hebrejtë po lëviznin me një inerci ankthi të vazhdueshëm Europës.

Po hebrejtë shqiptarë?

 

Ata ishin bërë tashmë shqiptarë të hershëm dhe për këtë nuk lëvizën nga ky lloj atdheu që i mbrojti si askush, por duke mos e parashikuar këtë herë diktaturën komuniste që pllakosi papritmas. Tatimet e jashtzakonshme fillimisht u mbyllën dyqanet, filluan sekuestrimet e pasurive dhe ata fshatarë të munduar që sillnin dikur produktet blegtorale tek magazinat e Pepe Levit, apo vinin të qepnin tek rrobaqepësit hebrej që ngjyenin leshin dhe që futeshin tërë druajtje në dyqanet e tyre, pasi nuk mund tu mjaftonin të hollat këtë radhë me pushkë në krah konfiskonin çdo gjë. Shtëpitë e mëdha me arkitekturën më moderne europiane ishin të parat. Dyqanet, kursimet dhe ekzistenca vetë u shfaq po aq e egër, por ata do të dinin tja dilnin mbanë si dikur.

Të grumbulluar në rrugicën e tyre, të mbyllur në vetvete, ata do të vazhdonin në kushtet e reja mizore të integroheshin në çdo lloj forme e mënyre. Fshehtas ndiqnin ngjarjet se hebrejtë kishin arritur të ngrinin shtetit e parë të Izraelit më 1948. Ata kishin mbërritur me anije si dikur, këtë herë me një banderolë të madhe për vendasit; Nëqoftëse na vranë jetën, ju mos na vrisni shpresën! Por diktatura në Shqipëri  si dikur osmanët dalloi se i duheshin nëpër profesionet që ata kishin në gjak.

Vitet ’90 dhe rënia e Murit të Berlinit bëri që ata të ikin të parët nga ky atdhe i tyre që i kish kursyer drejt botës, në atë rendjen e tyre të përhershme. Edhe shqiptarët që i shpëtuan izolimit filluan endjen e tyre nëpër botë. Atdheu i kish rrënuar tej mase..

Në çdo lloj kohe ata shfaqen duke ardhur herë krenarë e herë të trishtuar për rrugicën e tyre në Vlorë, për Vlorën, për Shqipërinë. Atje kanë lënë kujtimet e tyre, varret, një pjesë të shpirtit, ku kanë dashur dhe i kanë dashur vendasit, gjithçka të bukur që jetuan. Këtë ua përcjellin gjeneratave, që të vijnë tek rrugica e tyre shekullore si dikur.. përsëri dhe përsëri..