Në dhomën time të fëmijërisë/ Nga Tea Hodaj

Në dhomën time të fëmijërisë/ Nga Tea Hodaj

498
0

Në dhomën time të fëmijërisë, aty ku kam kaluar dhe vitet e zhurmëshme të gjimnazit, kam pasur të shkruajtur në kanatet e dollapit disa shprehje për ti lexuar cdo ditë. Ishin të parat gërma që sytë më lexonin kur zgjohesha nga gjumi, e të fundit përpara se të flija. Kishte raste kur, teksa lexoja një libër, aq shumë më pëlqente një fjali ose paragraf, sa ngrihesha ashtu sic isha për ta shkruajtur në dollapin tim të rrobave. Fjalët I shkruaja me gërma shumë të mëdha. Ndoshta pse në mëndjen time, sa më të mëdhaja gërmat, aq më e madhe pesha e tyre.

Fatkeqësisht, kanatet e dollapit u mbushën plotë dhe nuk kishtë më vend ku të shkruaja mes fotografive e pikturave të vogla. Fatmirësisht, sa më shumë rritesha, aq më shumë I mbaja në kujtesë fjalët e bukura, pasi më dukeshin sikur ato më përkisnin mua. Prandaj, nuk ia ndjeva shumë mungesën të shkruajturit në kanatat e dollapit.

Ndër këto shprehje kaq të bukura që dora më përzgjodhi, njëra prej tyre më mësoi një të vërte të njeriut pak më herët sec duhet. Madje, jo vetëm kjo shprehje më mësoi një të vërtetë tronditëse, por shpesh më ka shoqëruar në jetë kur më është dashur të bej zgjedhje shumë të vështira. Pse jo, dhe në biseda kafenesh.

Duke mos e pasur të përkthyer në Shqip, me modesti po e përkthej nga gjuha Angelze këtë shkrim të Nietzsches:


“Të sëmurët janë rreziku më I madh  që I kanoset njeriut; jo të ligjtë, dhe as ‘bisha e presë’. Ata që janë pllakosur si të dështuar që në zanafillë, të nëpërkëmbur, të shtypur – janë pikërisht ata, të dobëtit, të cilët duhet ta zhvlerësojnë jetën mes njerëzve, të cilët na vënë në dyshim e na helmojnë besimin në jetë, në njeriun dhe në veten tonë”.

Përpara se të vazhdoj më tej, doja të ndaja dhe një pyetje që gjyshi im I ndjerë Tomor, i lartë e fisnik si malet, më bëri një dite. Isha tepër e vogël, shumë e panxënë për të kuptuar. Gjyshi im më pyeti në pesë fjalë: “Më mirë fshatar apo gomar?”. Padyshim bërtita: “Fshatar o gjyshi!!!”. Sic dhe e përmënda, isha shumë e vogël. Nuk mbaj mënd se cfarë me shpjegoi gjyshi, por mbaj mënd qe për vite të tëra, rrija e mendoja se mos ndoshta, gjyshi im ishte mendjemadh? Kujtoja se, gjyshërit e mi, të katërt, u zhvendosën në Tiranë në adoleshencë. Nisa të mendoj se gjyshi im nuk duhet të fliste ashtu pasi ai, po shante veten e tij. Nuk gënjej kur ju them se, për vite e vite të tëra, rrija e mendoja për këtë pyetje. Në të pesëmbëdhjetat I dhashë më në fund të drejtë gjyshit. Pra ai nuk ishte mendjemadh; fshatarët nuk janë gomerë; pergjigjia e pyetjes gjendej pikërisht në fjalën e katërt: apo. Në këto tre shkronja, gjyshi paskish dashur të më mësonte për fjalë të tjera që mbarojnë me “ar” (fshat/ar): ziliqar, hileqar, tradhtar.

Pra dhe ky mësim nga gjyshi më ka ndihmuar shumë. Po ctë mirë të sjellin këto mësime e ‘udhërrëfyes’ në jetë kur, dialektika jonë e përditshme vishet nga proverba orientale e ‘gjynahe’?
Padyshim më bën të ndihem si një njeri I keq. Por gjyshja ime Athina më ka mësuar të mos ‘përzihem’, ndërsa gjyshja tjetër Gjenovefa më ka mësuar se Zoti e ‘shënon’ njeriun e keq, pra Zoti të jep një shenjë se si ta dallosh njeriun e keq nga ai I miri. Të gjitha këto këshilla e udhërrefime për jetën janë brenda meje, por ato përmbysen e vorbulla duhet shtruar nga fillimi kur më kujtohen fjalët e gjyshit tim Hodo: “ji sa më humane” ose “ti je humane”. Por le të dalim nga lufta e pashtershme e mendimeve në mendjen time, në një luftë gjakatare mes të vërtetës që dua dhe të vërtetës që kam.

Populli ynë, qeveria jonë, bashkëjetuesit tanë, ata që ndajmë kafenetë, ata të cilët ndeshim në kryqëzim e ata që duhet të tolerojmë.
Kush janë ata që perbëjnë klasën qeverisëse? Kush janë ata që quhen elita e re në vendin tonë?
Ata janë të lindur për të dështuar, janë lindur për të qënë të përbuzur e të shtypur. Janë njerëz të vegjel. Ashtu sic e thotë dhe shkrimi në dollapin tim të femijërisë. Shqipëria jonë, ka ngelur në duart e këtyre fshatarëve, injorantëve, kokëzbrazurve e lakmitarëve. Populli Turk ka një shprehje që sipas fjalëve të mia po e interpretoj ndryshe nga origjinali (nuk jam dakord me gjuhen e perdorur) : “Bëje të dobëtin mbret dhe gjëja e parë që do të beje, është të vrasë babanë e tij”.

Vendi ynë I mjerë ka rënë në duart e atyre udhëheqësve, pushtetarëve, të pasurve, të cilët nuk kanë shumë virtyte të gomarit. Gomari është kafshë besnike – ata nuk kanë besnikëri ndaj atdheut të tyre. Gomari është punëtor e punëmbaruar – ata janë të zhveshur nga aftësitë që e bëjnë njeiun të zotë të punojë. Gomari është kokëulur – ata janë lindur për të mbajtur kokën ulur e këtë nuk e bëjnë. Mos ndoshta kemi harruar disa të vërteta? Në këto ditë të vështira, duhen ngritur gishta. Duhet pyetur: kur u bë kazma e lopata brenda natës, penë?; Si u kalua nga fiqtë, në ndërtesat e kryeqytetit?; Kur I hapi derë vrasja, karriges në ligjvënie? Padyshim nuk dua të tingëlloj si elitiste, diskriminuese etj. Por, qeverisja dhe drejtimi kolektiv nuk I përkasin injorantit, të paedukuarit, atij që nuk ka pasur mundësi të shikojë përtej vuajtjes së trupit e shpirtit të tij. Kjo sepse, këta njerëz që janë në drejtim, nuk kanë pasur mundësinë të kaliten, të formohen, të përpunohen nga familjet e tyre injorante; të mbushen me virtyte dhe me rëndësishmi, të njihen me të mirën dhe të bukurën në jetë. Pikërisht sepse janë njohur vetëm më të shëmtuarën dhe të keqen, ata do të bëjnë vetëm keq e do të sjellin vetëm shëmti.

Por cili është fati I Shqipërisë?

Sado e trishtë tingëllon, kjo pyetje vjen fare thjeshtë. Më të mirët po largohen. Të këqinjtë, pak idealist të mjerë, ata që kanë pamundësi të largohen, do të mbesin. Dhe, kush do e populloje kryeqytetin tone? Përsëri kjo përgjigje vjen fare thjeshtë. Pushtetarët mjeranë nuk duan poshtë vetes njerëz në dukje e thelb revolucionarë, ata duan njerëz-vemje, që fjala e tyre të ketë peshë. Për shëmbull ilustrues, një pozitë shumë e lartë në organet qeveritare vjen bashkë me shërbime erotike për një grua. Kjo mund të interpretohet dhe në trajtën e ‘kuotave për barazi gjinore’, por kjo është bisedë tjeter. Rëndësi ka qe, në organet e ekzekutivit, ligjëvënies, drejtësisë dhe administratës publike, ka baraza gjinore. Një tjetër pyetje vijon: kush janë këta njerëz qe paskan kaq shumë pak respekt për veten e tyre; zgjedhin të mynxyrosen në zyra-zhguall; përlyhen sikur të jenë në delir dhe puthin këmbët e përbaltura të atij që është krijuar për tu shtypur? Këta janë po të njëjtët njerëz. Janë po ata. Fati dredharak nuk I bekoi me mundësitë për pushtet, dhe ata kanë ngelur të krimbosur përjetësisht me këto fjalë në gojë:

Të paktën erdha në Tiranë dhe gjeta një punë në ‘shtet’.

Kjo është politika anti-Shqiptare dhe është krijuar nga një grupim opportunist I atyre që kanë lindur për tu shtypur, nëpërkëmbur, injoruar. Nuk duhet të kemi turp të bërtasim se, ai që dje fshinte lotët në baltë, nuk mund të jetë drejtues I shtetit Shqiptar. Populizmat, historitë e suksesit të bazuara në keqardhje, ‘pseudo-humanizmat’, I shërbejnë pikërisht kësaj shtrese të popullsisë për të ardhur në pushtet. Fatkeqësisht, tani është shumë vonë për të përzënë farat e këqija, pasi janë kudo dhe rrënjët e tyre kanë mësuar ti hedhin shumë fort. Kjo, prej jetes së vështirë dhe frikës për tu kthyer pikërisht andej nga kanë ardhur.

Po e mbyll këtë shkrim-mendim me një copëz të Kadaresë:
“Po a e di atë vjershën e një poeti polak, që s’ia mbaj mënd emrin, për një krimb?  Në atë lartësi, o krimb, si je ngjitur? Duke u zvarritur vëlla, duke u zvarritur. Ja, kështu do të jetë edhe ngjitja jote, zvarranik. Era do të fryjë, do të të rrëzojë përdhe, por ti prap do të nisësh zvarritjen përpjetë. Dhe kështu do të bësh gjithë jetën, gjera një ditë të të shkelë ndonjë thembër këpuce dhe të zgërlaqesh pa nam e pa nishan, o krimb.”

Përçmimi/ Koha e Shkrimeve, Ismail Kadare.