Në Cermenikë të Librazhdit përkujtohet 76 vjetori i krijimit të Çetës së...

Në Cermenikë të Librazhdit përkujtohet 76 vjetori i krijimit të Çetës së Parë partizane

2212
0

Është përkujtuar ditën e mërkurë në Orenje të Cermenikës në rrethin e Librazhdit, 76 vjetori i krijimit të Çetës së Parë partizane në Qarkun e Elbasanit. Të pranishëm në eventin përkujtimor kanë qenë qindra familjarë të ish- pjesëmarrësve të këtij formacioni ushtarak të Ushtrisë Antifashiste-Nacional Çlirimtare, banorë të  zonës,  gjithashtu edhe drejtues të pushtetit vendor. Gjatë aktivitetit u përmend dhe u vlerësua nga të gjithë të pranishmit roli i kësaj çete partizane gjatë përpjekjes çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Në këtë event, Shoqata Kulturore Atdhetare “Cermenika ” në bashkëpunim me Bashkinë e Librazhdit organizuan edhe një koncert të madh artistik me pjesemarrjen e këngëtarëve te njohur të skenës shqiptare, si Bilbilit i Cermenikës, Hysni Hoxha, i cili ishte edhe Drejtori Artistik i këtij eventi, e ftuar special ishte këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore te veritut Dava Gjergji. Ky aktivitet u moderua nga Prezantuesja e mirënjohur Silvana Braçe, e cila i dha një dimension tjetër këtij eventi te perviteshem të zonës së Cermenikës.

 

Gazmend Agaj