Në Amantia kremtohet festa e qytetërimit të lashtë

Në Amantia kremtohet festa e qytetërimit të lashtë

472
0

Në parkun arkeologjik Amantia, si çdo vit kremtohet festa e këtij qytetërimi të lashtë. Edhe këtë vit është zhvilluar një aktivitet kulturor, ku në bazë ishte tradita e zonës. Ndërkohë, artistët e mirënjohur si Mirush Kabashi dhe Florian Binaj, si dhe grupet polifonike e kanë ndezur atmosferën e amfiteatrit antik të Amantias. Sot gjenden rrënojat e kësaj qendre të hershme ilire të shtrirë në hapësirë dhe në kohë, në 15 hektarë të parkut arkeologjik të Amantias, lindur e lulëzuar në 10 shekuj, në ndryshim e pasurim të vazhdueshëm. Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 metra mbi det.