Ndryshime në qeverinë Rama, në shtator PDIU merr një post ministri e...

Ndryshime në qeverinë Rama, në shtator PDIU merr një post ministri e disa drejtori të mëdha

708
0

edi-rama-shpetim-idrizi

Gushti është muaji i pushimeve, por jo i bisedimeve të fshehta. Ndërkaq muaji shtator pritet që të sjellë ndryshime në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Kështu shkruan gazeta Sot, në kryeartikullin e saj.

Sipas kësaj gazete në muajin shtator Rama do të bëjë lëvizjen që mund ti sigurojë më shumë vota në Kuvend. Do të afrojë Shpëtim Idrizin dhe partinë e tij duke i dhënë një post ministror si dhe disa drejtori të rëndësishme.

Kjo në një farë mënyrë po bëhet si kundërpeshë e LSI-së, pas deklaratave të Ilir Metës se duhet një qeveri teknike. Këtë veprim Rama po e kryen me qëllim që të ketë sa më shumë vota të sigurta.

Ende nuk dihet se cila ministri do të sakrifikohet nga Rama që ti jepet PDIU-së, por të paktën dy drejtori të rëndësishme që tani përfliten se do ti kalojnë Idrizit. Ato janë drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve. /SYRI.net