‘Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën’/ Robert Ndrenika hap zemrën, flet për vrasjen e 25-vjeçarit: Anarshinë e URREJ!

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara prej dy ditësh në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj.

 

Në një prononcim të shkurtër për gazetaren e “BalkanËeb” dhe “Neës24”, Fatmira Nikolli, aktori është shprehur se edhe ai ka pakënaqësi me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë shton se e urren anarkinë.

 

“Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!,”-u shpreh Ndrenika, duke iu dalë kështu kundër protestuesve, që kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

 

Reagimi vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.

 

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

Author: vizional