Ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Muçës dhe drejtues të Komunitetit Mysliman.
Selim Muça vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ka drejtuar nga viti 2000 deri në 2014 KMSH. Në vend të tij erdhi Skënder Bruçaj, kreu aktual i KMSH . Muça nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSH-së për arsye shëndetësore dhe për t’i dhënë mundësi brezit të ri.
Këshilli i Përgjithshëm e shpalli H. Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.