Ndahen çmimet për gazetarinë investigative

Ndahen çmimet për gazetarinë investigative

624
0

‘Çmimi i Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative’ shkoi për Alisa Mysliun, me kronikën e saj mbi sigurinë ushqimore në emisionin Fiks Fare.

Fotografia e European Union in Albania

Çmimi i dytë dhe i tretë shkuan për gazetarët Artan Rama dhe Elvis Nabolli, që u përzgjodhën mes 28 aplikantëve nga një juri me gazetarë të mirënjohur.

Fotografia e European Union in Albania

Kreu i Seksionit Politik, Ekonomik dhe i Informacionit në Delegacionin e BE-së në #Tiranë, Jan Rudolph gjatë ceremonisë uroi reporterët e gazetarët për punën e tyre të guximshme.

Fotografia e European Union in Albania

“Kur mendojmë për lirinë e medias, ne gjithashtu mendojmë për përgjegjësitë për të raportuar faktet e vërteta dhe përgjegjësinë për të thënë të vërtetën, theksoi Rudolph. 

Fotografia e European Union in Albania

Çdo vit, Çmimi i BE-së për Gazetarinë Investigative, organizohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të promovuar dhe mbështetur gazetarinë e mirë investigative