NATO tjetër mesazh për Turqinë: Hiqni dorë nga raketat ruse

NATO tjetër mesazh për Turqinë: Hiqni dorë nga raketat ruse

303
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ngriti edhe një herë shqetësimin e pajisjes së Turqisë me sistemin e mbrojtjes anti-ajrore ruse “S-400” duke vendosur në dukje se ka dallime dhe mosmarrëveshje me Ankaranë.

Ai u shpreh se Turqia është një aleat i rëndësishëm në lidhje me luftën kundër Shtetit Islamik dhe menaxhimin e refugjatëve, por shtoi se nuk pajtohet me Ankaranë për sistemin e raketave ruse.

“Unë besoj se NATO është një organizëm ku aleatët mund të shprehin mosmarrëveshjet e tyre. Për shembull, unë kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me pasojat e blerjes së S-400 nga Turqia” tha ai.

Stoltenberg foli edhe për ndryshimin e situatës në Mesdheun Lindor. “Unë ende besoj se roli i NATO-s është të përpiqet të gjejë qasje pozitive. Po, ka probleme, por NATO ofron një mundësi për të shqyrtuar qasjet pozitive dhe mënyrat për t’i adresuar ato” përfundoi ai.

Thirrjet e drejtpërdrejta nuk kanë munguar as nga SHBA për Turqinë që të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes, “S-400”.