NATO mban samit të posaçëm në Londër

NATO mban samit të posaçëm në Londër

430
0

Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë një samit të posaçëm në Londër, në muajin dhjetor, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës, bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Takimi në Londër do të jetë një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive që t’i adresojnë sfidat e sigurisë, me të cilat përballemi tani dhe do të përballemi në të ardhmen, dhe për të garantuar se NATO do të vazhdojë ta mbajë të sigurt popullsinë e saj prej gati një miliard njerëzish”, tha përmes një deklarate Stoltenberg. Ai tha se kryeqyteti i Britanisë është vendi ideal për të shënuar 70-vjetorin e bashkëpunimit ushtarak transatlantik. “Londra ka qenë shtëpi e selisë së parë të NATO-s. Mberëtëria e Bashkuar ka qenë një nga 12 anëtarët themelues të aleancës dhe vazhdon të luajë rol kyç në aleancë, duke bërë kontribute thelbësore për sigurinë tonë të përbashkët”, tha Stoltenberg.