Nata e dytë e Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në...

Nata e dytë e Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në skenën e “Liverpool Arena”. A do të kualifikohet përfaqësuesja e Shqipërisë?

190
0

Sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Eurovision 2023”. 16 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Vetëm 10 prej shteteve përfaqësuese do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës, së 13 majit.

Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-tën me radhë.

Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Screenshot 1 33

Ndërkohë shtete që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë për në finalen e madhe janë:

Kroacia | Let 3 – Mama SC!

Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown

Zvicra| Remo Forrer – Watergun

Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava

Suedia | Loreen – Tattoo

Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha

Portugalia | Mimicat – Ai Coracao

Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings

Izraeli | Noa Kirel – Unicorn

Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna