Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi çfarë simbolizon kafsha që...

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi çfarë simbolizon kafsha që ju përfaqëson!

399
0

Dashi: Dashi

 

Dashi është simbol i veprimit, vendosmërisë dhe iniciativës, cilësi që shkojnë krah për krah me shenjën tuaj.

 

Demi: Demi

 

Ju jeni një dem kokëfortë, por me siguri tashmë e dinit këtë. Fuqia, forca dhe prania e “kafshës suaj shpirtërore” adhurohet dhe vlerësohet në të gjitha kulturat. Është simbol i forcës dhe stabilitetit.

 

Binjakët: Flutura

 

Flutura është e paqëndrueshme, e gjallë dhe e vështirë për t’u kapur. Është gjithashtu simbol i dualitetit që ekzison në gjithçka. E kuptoni tani pse ju përfaqëson flutura?

 

Gaforrja: Gaforrja

 

Këmbëngulës dhe intuitiv, gaforrja është simbolikë e kohës dhe e vulnerabilitetit. Ecën anash, por në ritmin e saj unik.

 

Luani: Luani

 

Le të themi që askush s’mund të të injorojë nëse ti hyn në një dhomë. Madhështor dhe karizmatik, luani është simbol i guximit, mbretërisë dhe mbrojtjes. Lufton vazhdimisht përballë pengesave dhe sfidave.

 

Virgjëresha: Bleta

 

Ju jeni një bletë, gjithmonë e zënë me punë. Simbol i një “detyre hyjnore”. Të lashtët besonin se bletët nuk flenë kurrë – prandaj janë një emblemë e “bollëkut dhe fryteve”.

 

Peshorja: Mjellma

 

Ashtu si mjellma, esenca juaj harmonizohet në mënyrë perfekte me bukurinë, madhështinë dhe dashurinë. Një mjellmë është edhe një simbol i bashkimit të dy shpirtrave binjakë.

 

Akrepi: Akrepi

 

Akrepat janë simbol i dominimit, pasionit dhe rilindjes. Nga ana e errët, ata janë gjithashtu shumë të ndjeshëm dhe mbrojtës.

 

Shigjetari: Kali

 

Dëshira e një kali për aventurë shkon në mënyrë të përsosur edhe me shpirtin tuaj të lirë. Një simbol i lirisë, kali është një përfaqësim i udhëtimit, lëvizjes dhe dëshirës.

 

Bricjapi: Dhia

 

Vendosmërinë e një Bricjapi nuk mund ta përfaqësojë asgjë më mirë se dhia -Një simbol i sakrificës, gjallërisë dhe shkathtësisë.

 

Ujori: Lepuri

 

Ka shumë mënyra për të treguar se çfarë përfaqëson një lepur, por një ndër to është intuita dhe Ujori ka nuhatje perfekte për këtë!

 

Peshqit: Peshku

 

I ndjeshëm dhe thellësisht i vetëdijshëm, peshku është simbol i krijimtarisë, besimit, qëndresës dhe qetësisë. Lidhet me thelbin e elementit ujë dhe sferës universale.