“Na ke lodh…”, Krenar Çoçaj s’përmbahet më! I ankohet publikisht Luanës: Punë,...

“Na ke lodh…”, Krenar Çoçaj s’përmbahet më! I ankohet publikisht Luanës: Punë, punë…. Moderatorja s’i përgjigjet

490
0

Krenar Çoçaj i ka komentuar publikisht, partneres së tij, Luana Vjollca.

 

Prej kohësh janë në një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar publikisht këtë. Fotot e moderatores gjatë pushimeve me Krenarin, dhe komentet dyshuese në rrjete sociale, kanë pohuar atë, që prej kohësh çifti i famshëm e mohojnë. Kohët e fundit moderatorja Luana Vjollca është tepër e ngarkuar, pasi po merret me disa projekte njëkohësisht. Nga njëra anë është emisioni i saj më i ri, për të cilin po përgatiten studiot gjigande dhe nga ana tjetër projektet muzikore në Kosovë.

Postimi i Luana Vjollcës dhe komenti i Krenarit.

E ndërsa ka postuar një foto në rrjete sociale ku shkruan: “Nga Tirana në Prishtinë. Sot një ditë e gjatë pune por shumë produktive”, ka marrë një ‘kritikë’ nga Krenari.

“Na ke lodh, punë, punë, çohu shko me naj pushim mo”,- i shkruan Krenar Çoçaj moderatores, ndërsa ajo nuk i është përgjigjur.