Dhjetëra emigrantë shqiptarë të cilët janë karantinuar në një hotel në Pogradec, pasi erdhën nga Greqia, janë ngritur sot në protestë ditën e sotme. Ata shprehen se nuk kanë mundësi që të paguajnë hotelin dhe ushqimin. Një pjesë e tyre janë grumbulluar në hollin e godinës duke protestuar, pa ruajtur distancën, pa vendosur maska apo doreza. Protestuesit kanë deklaruar se kërkojnë zgjidhje nga qeveria, pasi i kanë futur si derra në hotel dhe tani askush nuk u ngre telefonin. “Nënprefekti tha mos kini merak dhe na futi këtu si derra ne. Dhe pastaj u zhduk nuk e ngre më as telefonin. Ça të bëjmë ne, vetëvendim?! Fondi është dhënë për hotelin”, është shprehur një prej tyre për mediet. Ndërsa një tjetër ka deklaruar: “Na futi nënprefekti këtu, hotelin e keni pa lekë. Situata ka devijuar këtu. Na kanë thënë që hotelin do e kishim pa lekë. Një komunikim duam me qeverinë këtu, u çamë duke paguar fast-food këtu. Mirë që është edhe ky burri këtu. Ka njerëz këtu që janë larg, janë nga Dibra, kukësi. Troç nuk kemi të paguajmë ne këtu.” Të pranishme në vendngjarja janë edhe forcat e policisë.
Çfarë ka deklaruar Rama?
Disa ditë më parë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve. Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin