“Na çatë ….”/ Andi Bejtja sqaron pse u nervozua mbrëmë në “Opinion”

“Na çatë ….”/ Andi Bejtja sqaron pse u nervozua mbrëmë në “Opinion”

490
0

Analisti Andi Bejtja u duk shumë i nervozuar mbrëmë në një moment gjatë emisionit “Opinion” kur pasi iu ndërpre fjala nga panelistët përballë, përplasi me irritim shishen e ujit, veprim të cilin e shoqëroi me fjalinë surprizuese; “Na çatë b…Më lini të flas”. I ftuar sonte në “Zonë e Lirë”, i ngacmuar nga Arian Çani mbi gjestin, Bejtja ka shpjeguar veprimin e tij. “Unë jam i duruar. Jam një njeri që kam ide. Duket sikur e bëjnë kastile. Nuk është se jam krenar për atë që bëra dje.” I pyetur nëse ky nervozizëm ka lidhje me situatën ku po kalon vendi, Bejtja sqaroi se kishte të bënte thjesht me një moment emotiv nga ana e tij. “Nuk ka lidhje me situatën se mund ta kisha bërë edhe në Kishë. U nevrikosa sepse ne marrim pjesë në debate dhe nuk të lënë të thuash atë që ke në kokë. Ti del idiot nesër. Të thonë pastaj. po ky ça desh me thënë. Unë dua të them ato që kam në kokë dhe për të cilëm jam thirrur” Ariani Çani e ka ngacmuar më tej Bejten për fishkëllimën që pasoi në studio veprimin e tij. Nëse ishte Blendi Fevziu që e kishte shoqëruar me fishkëllimë.

 

“Nuk pata momentin e duhur për të kapur fishkëllimën.”, tha Bejtja duke e kaluar me buzëqeshje këtë moment.