Muzika klasike ruse në Tiranë

Muzika klasike ruse në Tiranë

1279
0

Muzika nuk ka kufinj, ajo shijohet në çdo kohë, në çdo vend. Tingujt e saj prekin zemrat e gjithëkujt që e dëgjon dhe e ndien. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku këtë fundjavë në Tiranë, në Qendrën Kulturore në Katedralen Otodike në kryeqytet performuan dy artiste nga Rusia, sopranoja Jelena Ajushejeva dhe dirigjentja Anna Vollçenko. Një sallë e mbushur plot, dhe duartrokitje pafund. Ishte një bashkëpunim i Ambasadës Ruse në Tiranë bashkë me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, për këtë koncert të këngëve klasike ruse. Sopranoja Jelena Ajushejeva dhe dirigjentja Anna Vollçenko sollën në skenë veprat e kompozitorëve të mëdhenj rusë, si Pjotr Çajkovski, Mihail Glinka, Modest Musorgski, Sergej Rahmaninov, Aleksandër Borodin etj. Për gati tre orë, spektatorët në sallë shijuan muzikën klasike ruse, me interpretimin e sopranos Jelena Ajushejeva, nën dirigjimin e Anna Vollçenko.

1
2
3
4
5
6
Shperndaje