Murrizi me akuza në Kuvend : I thoni këtij ju që burrë...

Murrizi me akuza në Kuvend : I thoni këtij ju që burrë e grua flenë bashkë?.. I ka marrë leje i madhërishmi gardianit të Kushtetutës apo jo?

438
0

Me tone të forta ka folur në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi, i cili ka ironizuar me “paqen” Rama-Meta, cilesuar rej tij si rikthim pas nje divorci formal.

Sipas Murrzit, para se të firmoset dhe votohet shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të merret leje te Presidenti njëherë, se mos ai nuk është dakord, pasi sipas tij, kreu i shtetit tha se shtyrja është vetëm me 30 ditë.

 

“Dëgjova zonjën Spiropali, nuk e di për zgjatjen e afatit a jeni konsultuar me kapon se ai tha 30 ditë do jetë darkod, e mos i vjen SMS nga llozha Taulantit shkarkohet ulsia dhe vjen data tjetwr, prandaj, flisni para e tw mbushni kutite, flisni me dashurinë e Lalzit dhe alencës së ngjalave.

 

Rikthimi pas një divorci formal, ashtu si familjet shqiptare ndaheshin për të marrë një kile vaj e sheqer, kështu jeni ndarë edhe ju me skënderbeun e kushteutës, bëselidhjes së lezhës numër tre dhe u pajtuat, nga gjithë kjo tollovi përvec fatkeqësve që humbën jetën, ndodhi se ai njoftoi legjitimitetin e kuvendit, kodi që gardiani që firmosi dje kërkon 84 vota, se nga i gjeti 84 të ligjshëm, mbase ka ardh ka votuar edhe gardiani vetë.”- tha ai.

 

Ai theksoi se asnjë votim nuk ka vlerë, pasi gjithë aktet që janë votuar Rama i rrëzoi, i fali gjobat.

 

“Gjithë sa votuam ne këtu, i madhërishmi doli dhe tha lere se kam bërë shaka, fali të gjitha, 6 mijë gjoba që kanë prerë 12 mijë policë, kush I pyet ata, ky eshtë ai që sjell peshqeshe, pse votoni kot, pyesni kapon njëherë që është dakord për 23 apo jo, e pastaj pyesni të madhin apo del nesër e thotë falen të gjitha.

 

Ai ka ironizuar me masat e marra nga qeveria per distancimin social.

 

“Për ca I hapni hotelet, kush do flejë në hotel, kur shqiptarët janë të mbyllur. Do hapni rrugët ju, burri në timon gruaja skic, i thoni atij ju që ju që burra e gra flenë bashkë në krevat gjithë natën, apo jo, po në gjumë ca bëjnë këta”p- tha Murrizi.

 

“Do ta padis atë paçavure Kodi Penal në Kushtetuese”, deputeti Murrizi: U shkelën tre nene të Rregullores

 

Nderkohe qe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur shqetësimin se atyre nuk iu jepet kohë e mjaftueshme për të folur në parlament, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se do ta padise ne Kushtetuese, Kodin Penal, spas tij, miratuar ne shkelje te rregullores. murrizi

 

Myslim Murrizi: Më datë 16 është miratuar një ligj në kundërshtim me rregullat.

 

Nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Neni 76 i Rregullores, pika 1 thotë qartë se amandamentet nuk mund të kalohen kështu.

 

Janë shkelur tre nene të Rregullores. Të marrin në shqyrtim shkeljen e tre neneve të Rregullores dhe të mblidhet sekretariati me urgjence per tre nenet e rregullores, që janë shkelur, e për këtë të shpallet i pavlefshem. Unë si deputet do ta padis atë pacavure kodi penal në gjykatë kushtetuese, keni shkelur rregulloren.