Murrizi: Heronjtë ngelen përjetësisht atje ku lindin

Murrizi: Heronjtë ngelen përjetësisht atje ku lindin

749
0

Deputeti demokrat Myslim Murrizi, ishte i pranishëm në vendosjen e shtatores së Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, Azem Hajdari. Ja çfarë shkruan deputeti democrat në rrjetin social Fb. “Sot në TROPOJë. Vendosja e shtatores së Liderit të lëvizjes studentore të dhjetorit 90 AZEM HAJDARI. Ndjehem me fat që kam qenë në krah të TIJ , nga dhjetori 1990 deri në shtator 1998. Para 20 vitesh e shoqërova në kuvend, sot isha një ndër mijëra qytetarë të Tropojës,  Malësisë së Gjakovës , e të gjithë trevave të SHQIPËRISE në përjetësimin e TIJ. Azemi u rikthye në vendlindje. Herojtë ngelen përjetësish atje ku lindin, pavarësisht se i përkasin të gjithë KOMBIT”-shkruan deputeti demokrat Myslim Murrizi.