Mungesa e energjisë elektrike te ish kombinati ushqimor, biznesmeni ngre shqetësimin:...

Mungesa e energjisë elektrike te ish kombinati ushqimor, biznesmeni ngre shqetësimin: Me mijëra banorë e qindra biznese me shpresë tek zoti

630
0

Mungesa e energjisë elektrike në zonën e ish kombinatit ushqimor dhe tek ish Misto Mame është ngritur me shqetësim nga biznesmeni Fatos Bylykbashi, pronar i kompleskit “Royal Lavena”, pjesë e grupit “Albavin Tirana”. Në një status në rrejtin social FB, zoti Bylykbashi thekson se nënstacioni i Selitës i famshmi për problematikat që u krijon banorëve, e veçanërisht bizneseve të zonës është një gangrenë shumëvjeçare. Ai u bën thirrje autoriteteve dhe përgjegjësve për zgjidhjen e këtij problem, të mungesës së tejzgjatur të energjisë elektrike në këtë zonë.

 

Statusi i plotë

ME NE FUND VENDOSA TE SHKRUAJ!E PAMUNDUR TE DUROHET!

Nuk mjaftoi tërmeti ; Nuk mjaftoi e s’po mjafton Covid 19; Nuk mjafton situata e vështirë ekonomike, e për të gjitha themi s’varen nga ne. Por mungesës së tejzgjatur të energjisë dhe pashpresë për zgjidhje çfarë t’i themi! Nënstacioni i Selitës, i famshmi për problematikat që u krijon banorëve e veçanërisht bizneseve të zonës së ish kombinatit ushqimor dhe ish Misto Mames. Me mijëra banorë; me qindra biznese e me mijëra punëtorë që mbeten në shpresë të zotit. Janë vite të tëra në këtë gjendje. Se di nëse ka drejtues të përgjegjshëm për zgjidhjen e këtij problem, por të paktën të kenë pak shpirt e moral! Uroj që ky mesazh të përfundojë qoftë e tek një zyrtar me minimum përgjegjësie dhe ndërgjegje për tu marrë me këtë gangrenë shumëvjeçare. Uroj e shpresoj me sytë e ngitur nga qielli….