Mundej me të kur ishte fëmijë, ariu i hap telashe kampionit

Mundej me të kur ishte fëmijë, ariu i hap telashe kampionit

425
0

Kampioni i UFC për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, është vënë në qendër të kritikave nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve PETTA.

 

Nurmagomedov u kthye në Rusi dhe u takua me një ari të murrmë dagestani, me të cilin ishte ndeshur në fëmijëri. Ai shpërndau edhe një video që u bë virale, teksa shihet që takohet me ariun, pavarësisht se ky i fundit është i lidhur me zinxhirë.

khabib-nurmagomedov-bear

Babai i tij ka thënë se kur kampioni ishte i vogël e vinte të mundej me ariun: “Çdo fëmijë do që ta shohë i ati se ç’di të bëjë. Sa keq që në atë kohë nuk kishte gjëra më interesante. Mundja me ariun ishte më shumë si provë karakteri, se stërvitje”.

 

Por shoqata PETTA e ka quajtur trajtimin e ariut si “çnjerëzor”, për shkak se ai është i lidhur dhe ka kërkuar nga UFC-së që të shkëpusë marrëdhëniet me Khabib./