“Mund të ironizoni pyetjen time”, Rama përplëset me gazetarin: S’qesha me ju,...

“Mund të ironizoni pyetjen time”, Rama përplëset me gazetarin: S’qesha me ju, mos e thyeni paqen e brishtë

553
0

Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetarin Erion Skëndaj duke ironizuar pyetjen e tij. Rama teska po fliste me gazerët dhe u pyet nga Erion Skëndaj në lidhje me llojet e gazeve që përdoren nga Policia në protestat e opozitës, qeshi dhe tha se i vinte për të qeshur, por jo nga pyetja e tij.

 

Rama gjithashtu mohoi që të në 21 janar protesuesit të kishin hedhur bomba molotov, por tha se dhe mund të gabonte me përshrkimin e hisotrisë. “Unë qesha, por para se të cënosh paqen e brishte që kemi, më ler ta them atë që kam për të thënë, nuk kisha asnjë ironi por qesha se po sikur unë të mos kisha refuzuar armët kimike, e di çfarë do thoshin sot, që armë kimike po përdoren kundër Partisë Demokratike”, shtoi Rama.

 

DEBATI I PLOTË

 

Skëndaj: Ju dëgjova më shumë vëmendje dhe për pjesën kur folët me 21 janarin dhe thatë që nuk janë përdorur bomba molotov, unë nuk e di ku keni qenë ju pasi unë kam qenë gazetar dhe kam parë që bomba janë hedhur.

 

Rama: Ku? Ku?

 

Skëndaj: Në drejtim të godinës së Kryeminsitrisë. Por në krahasim me atë kohë, vetëm armët nuk janë përdorur. Unë pyes së çfarë do të ndodh nesër, pasi PD ka thënë që ia kemi lënë në dorë popullit, dhe u pyes dhe ju çfarë do të ndodh nesër nëse do të ketë sërish dhunë, si do përgjigjet Policia. Pyetja e dytë; Mirë në që jemi në protestë, por çfarë taksirate kanë ata që  jetojnë 300 metra larg protestës, e kam fjalën për sasinë e gazit. Dhe e treta: Kur do të bëni publike listën me llojet e gazeve që hidhen gazët që hidhen gjatë protestasve?

 

 

Rama: Edhe njëherë këtë të fundit?

 

Skendaj: Kur do të bëni publike llojet gjatë protestave, shumë pyejte e qartë?

 

Rama (Qesh)

 

Skëndaj: Mundet të ironizoni pyetjen time, por pyetja është shumë e qartë.

 

Rama: Unë qesha, por para se të cënosh paqen e brishte që kemi, më ler ta them atë që kam për të thënë, nuk kisha asnjë ironi por qesha se po sikur unë të mos kisha refuzuar armët kimike, e di çfarë do thoshin sot, që armë kimike po përdoren kundër Partisë Demokratike, por këtë num mund ta themi.  Megjithë dëshirën që kam për tu përgjigjur se  çfarë do bëhet nesër nuk mund ta them se nuk jam ai. Unë me ç’a kam parë, ata janë top, dhe do bëjnë gjënë e duhur. Ne nuk prodhojmë gaz në Shqipëri dhe nuk importohet dot, që të importohet dukhet të eksportohet, dhe nuk imporohet dot pasi do të kalojë disa filtra, nuk importohet asnjëlloj gazi që ka dëme me njerëzit. Për sa i përket 21 janarit, unë kam qenë këtu dhe pa u vendosur akoma protestuesit, u hodh gaz dhe u hodh ujë dhe aty filloi një çoroditje. Nuk më rezulton që të jetë ndezur ndonjë zjarr tek dera e kryeministrisë. Flakët mbaj mend që një makinë është djegur në anën tjetër, dhe nëse ka ndodhur kërkoj ndjesë për mos korrektesën e përshkrimit të historisë, por kam përshtypjen se nuk ka ndodhur se po të kishte ndodhur do ishte djegur selia e Partisë Socialsite nga ai që ishte këtu se kështu veprohet atëherë. Shkopinjt e policisë nuk janë prodhur që policia t’i tund, por janë prdhur që të përdoren në një moment. Unë kam parë Francën, që kemi tek dera që e kemi në televizor çdo ditë, dhe them se Policia e Francës po të shikonte këtë policinë këtu do thoshte: A ka polici këtu. Por unë do u thoja një gjë për policinë: Respekt dhe vetëm respekt. Si minsitri i Brendshëm, si unë tani, e pranuam si një moment jo të mirë atë që ndodhi me zotin Dollapi.