Moti sot, 21 prill 2020! Mos harroni çadrën në shtëpi

Moti sot, 21 prill 2020! Mos harroni çadrën në shtëpi

415
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit.

 

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21ºC.

 

Era do të fryj në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

 

Në Kosovë moti do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 14ºC./