Moti për sot/ Kthjellime dhe reshje shiu… Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Moti për sot/ Kthjellime dhe reshje shiu… Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

403
0

Pjesa e parë e ditës është e dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave, fillimisht në zonat Veriore dhe Qendrore dhe më pas në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta në këto zona.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2 deri në 21 gradë.