Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vijojë me kthjellime si dhe me vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por në mesditë do të kemi një zhvillim të vranësirave në zonat malore duke rrezikuar reshje te izoluara.Ndërsa pasditja do të sjelli përmirësim të kushteve atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 18 gradë celsius në mëngjes dhe maksimumi 36 gradë celsius në mesditë.
Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 30 km/h në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi 3 ballë.