Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar kthjellime në zonat e ulta dhe vranësira të herë pas-herëshme në zonat malore. Por pasditja do të ri-sjellë kthjellimet në të gjithë shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -5°C në 13°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.