Moti i keq në Pukë, gjenden të vdekur dy të rinj

Moti i keq në Pukë, gjenden të vdekur dy të rinj

481
0

Dy të rinj janë gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Buzhalës, në Pukë. Sipas familjarëve, ata prej disa ditësh ishin së bashku në stan me bagëtitë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy të rinjtë kanë rënë në greminë për shkak të motit të keq dhe erës së fortë. Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet, e më pas pritet të ketë edhe një informacion zyrtar nga uniformat blu. I ftohti është rikthyer sot në Shqipëri, ku në disa zona temperaturat kanë shkuar në minus 11 gradë celsius, ndërsa dëbora ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe probleme në fshatrat e thella.