MOTI e enjte 07 Nentor 2019

MOTI e enjte 07 Nentor 2019

331
0

Sërish reshje intensive, shtrëngata e rrezik përmbytjesh

Moti i keq, me reshje të dendura shiu, do të jetë prezent në vend edhe gjatë orëve në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, disa qarqe të vendit rrezikojnë përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive.

. Ja çfarë parashikimi

RESHJET

Priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin . Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Për shkak të intensitetit të reshjeve janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

 

Në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË.

Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 19 °C; në vendet e ulëta: 16 / 17 °C; në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA:

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

 

Shperndaje