Moti 19 maj 2020, kthjellime dhe vranësira

Moti 19 maj 2020, kthjellime dhe vranësira

434
0

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë kryesisht pasdite, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 27ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe reshje të izoluara në zonat e thella malore. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 30ºC.