MOTI 12 Maji 2020

MOTI 12 Maji 2020

363
0

Mbizotërojnë kthjellimet, si do të jetë moti për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb zonat veriore deri në mesditë do të jenë me vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në orët në vijim parashikohet që moti të përmirësohet në zonat veriore duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë

Shperndaje