MOTI 10 Korrik 2019

MOTI 10 Korrik 2019

483
0

Nga nesër koha ndryshon në ekstrem

Javët e fundit të gjithë jemi ankuar nga temperaturat e larta, por me sa duket ditëve me diell po u vjen fundi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës nesër moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, në të gjithë territorin e vendit, ku priten edhe shtrëngata.

Edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku në bregdet temperatura maksimale do të shënojë 30  gradë C dhe ajo minimale 22°C, në vendet e ulëta temperatura do të luhatet nga 21 / 30 °C, ndërsa në vendet malore: 17 / 22 °C

‘Sot  priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër,

Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 17 / 22 °C

Shperndaje