Nga nesër koha ndryshon në ekstrem
Javët e fundit të gjithë jemi ankuar nga temperaturat e larta, por me sa duket ditëve me diell po u vjen fundi.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës nesër moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, në të gjithë territorin e vendit, ku priten edhe shtrëngata.
Edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku në bregdet temperatura maksimale do të shënojë 30 gradë C dhe ajo minimale 22°C, në vendet e ulëta temperatura do të luhatet nga 21 / 30 °C, ndërsa në vendet malore: 17 / 22 °C
‘Sot priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër,
Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër.
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C
në vendet malore: 17 / 22 °C