Mot i kthjellët dhe temperatura mesatare, mësoni si do jetë dita sot

Mot i kthjellët dhe temperatura mesatare, mësoni si do jetë dita sot

397
0

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, në një tjetër ditë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

 

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen të mbeten të ftohta me vlerat nga 0°C në relievet malore deri në 8°C në ato të ulta dhe ato bregdetare, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 12°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

 

Për tu theksuar është elementi i erës. Deri në orët e pasdites ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s.

 

Duke filluar nga orët e mbrëmjes era fiton itensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive me shpëjtësi që parashikohet të arrijë deri në 20-25m/s. Por duhet thënë se era intesnsive parashikohet kryesisht përgjatë zonës së veriperëndimit, vijës bregdetare dhe zonat luginore në veri.