Monika Belluci, e mrekullueshme në një foto me modelet më të famshme...

Monika Belluci, e mrekullueshme në një foto me modelet më të famshme nga Milano Fashion Week, yjet shfaqen të gjitha me të zeza

58
0

Monica Bellucci ndau një foto në Instagram me yjet nga shfaqja e Dolce & Gabbana në Milano. Aktorja e famshme italiane nuk mund të mungonte në Javën e Modës në Milano, e cila sapo ka përfunduar, duke ja lënë stafetë Parisit. Aktorja dhe modelja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto nga spektakli i Dolce & Gabbana, për prezantimin e koleksionit Pranverë/Verë 2023, ku pozon me emrat më të famshëm të modelingut, Eva Herzigova, Bianca Balti dhe Helena Christensen.

 

Të gjitha janë veshur me ngjyrën klasike të dimrit, të zezë, me përjashtim të Bellucci-t, e cila ka investuar në blunë shumë të errët. Në sfilatën e shtëpisë së famshme të modës, Kim Kardashian vodhi pamjen me paraqitjen e saj në pasarelë. Ylli i reality bëri debutimin e saj me koleksionin ‘Ciao, Kim’, të cilin e ka dizajnuar bashkë me Dolce & Gabbana. Kur askush nuk e priste (pas përfundimit të spektaklit) Kim Kardashian u shfaq në skenë me një fustan maxi me shkëlqim. Ajo i ka stiluar flokët me një stil të lartë dhe ka ecur në pistë me besim. Pranë saj dhe Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce, ndërsa të tre u përulën para publikut, në të cilin ishin nëna dhe fëmijët e yllit televiziv.