Moderatori shqiptar tregon historinë e rrallë, ruan flokët e së ëmës për...

Moderatori shqiptar tregon historinë e rrallë, ruan flokët e së ëmës për një arsye shumë domethënëse!

335
0

Këtë të dielën, në rubrikën “N’Fermë” të Ervin Kurtit ishin të ftuar disa prej personazheve të njohur, jo vetëm të showbizzit por edhe të politikës.

 

Maya Aliçkaj, Lori Kaçka, Bledi Strakosha dhe Kujtim Gjuzi ishin të ftuarit e kësaj puntate që u vunë në “sfidë” nga Ervini për të bërë punë fshati dhe artizanale në Krujë.

 

Teksa po thurte qeleshe, Bledi Strakosha ka treguar një detaj mjaft interesant për veten që nuk e dinim më parë. Gazetari dhe moderatori ka treguar që në shtëpi, ruan akoma si kujtim flokët gërsheta të së ëmës.

 

“Gjëja më e veçantë që kam në shtëpi është një kujtim nga ime më, që janë gërshetat e saj kur ka shkuar në zbor, por vajzat kur shkonin në zbor, i priteshin flokët që të mos zinin morra!”, – tregoi Bledi.

 

“Nuk ka më morra tani, por brezi i prindërve të mi ka qenë ai brezi që mezi lahej një herë në javë se ashtu ishte koha. Edhe ajo i kishte të gjata që e vogël, ia prenë gërshetat siç i kishte dhe nuk i ka zgjatur më flokët. I kam kujtim flokët tani”, – përfundoi moderatori rrëfimin e tij.