Modeli i flokëve që ju shpëton nga vapa dhe ju tregon shumë...

Modeli i flokëve që ju shpëton nga vapa dhe ju tregon shumë stil!

456
0

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe ajo që na mundon të gjithëve është vapa e madhe, sidomos vajzave të cilat kanë flokë të gjatë ose edhe me gjatësi mesatare deri tek supet. Por, duket se vajzat e njohura shqiptare e kanë gjetur zgjidhjen e duhur për verën: Gërshetat!

Nuk mund të mos vihej re përdorimi masiv i këtij modeli flokësh në Instagram nga shumë personazhe të showbiz-it shqiptar duke përdorur gërshetat nëpër videoklipet e tyre, emisione, dalje publike apo plazh e pishina.

Gërshetat janë padyshim një ndër modelet e flokëve që mund të bëhen lehtësisht nga vajzat gjatë përditshmërisë së tyre dhe ky model i ka rezistuar çdo sezoni. Nuk është thjesht një model flokësh që mamaja apo gjyshja na realizonte kur ishim të vogla por tashmë “na hyn shumë në punë” pasi ditët e nxehta të verës përballohen vetëm nga ky stil.

Gërshetat mund të jenë të përshtatshme për evente në mbrëmje, për plazh, takime me miq apo përse jo edhe për dasma pasi është model që shkon me çdo lloj veshje.“Braid hairstyle”, apo modelet e flokëve me gërsheta janë një trend mjaft IN në të gjithë botën.

Tani nuk keni nevojë të kërkoni për një model tjetër flokësh që është stil dhe komod për verën, pasi këtë gjë jua tregojnë më së miri vajzat e njohura shqiptare.

Dhe nëse mendoni se ky stilim flokësh nuk do t’iu përshtatet me tiparet e fytyrës apo karakterin tuaj, atëherë fotot e mëposhtme do t’iu bëjnë të ndryshoni totalisht mendim. Duke nisur nga flokët jo shumë të gjatë si të Rozës apo Rinës, e deri tek flokët me gjatësi deri tek beli si Megi api Tayna, gërshetat janë zgjedhja e duhur. Gjithashtu, duke u frymëzuar nga vajzat e njohura ju mund të gjeni edhe modelin e gërshetit që përshtatet me natyrën e karakterit tuaj. Duke nisur nga ata që ju bëjnë të dukeni një “ëmbëlsirë” e vërtetë, e deri tek gërshetat më “ghetto” që ju bëjnë të dukeni paksa më “argresive”. Cilindo që të zgjidhni, diçka është e sigurtë: Do të jeni të bukura, komode dhe me shumë stil.News31.al