Mjeku shqiptar që u kthye në “dhëndrin hero” në Itali

Mjeku shqiptar që u kthye në “dhëndrin hero” në Itali

449
0

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër.

 

Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste.

 

Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë.

 

Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

 

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrejteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.