Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndarë? Vajza çiftit zbulon detaje, rrëfehet...

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndarë? Vajza çiftit zbulon detaje, rrëfehet për jetën personale dhe largimin nga banesa prindërve

89
0

Pak kohë më parë u raportua se çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kishin dhënë fund martesës së tyre. Pas thashethemeve çifti vendosën të mos reagonin për të pohuar apo mohuar lajmet për divorcin e tyre, ndërsa vajza e tyre Era Saraçi gjatë një interviste është shprehur se familja do mblidhet së bashku për festat e fundvitit.

“Do mblidhemi të gjithë bashkë, momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ne jemi këtej, se kemi vendosur akoma në Shqipëri apo Amerikë. Qejfi ma ka në Shqipëri por të shohim”, tha ajo gjatë një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Era Saraçi, e cila aktualisht punon në një kompani teknologjike dhe po angazhohet në muzikë, tha se prindërit e saj e kanë llastuar shumë dhe “gjithmonë e flasin me njëri-tjetrin”.

 

“Të dy shumë më kanë përkëdhelur. Me raste flasin me njëri-tjetrin dhe thonë, s’duhet ta kishim përkëdhelur kaq shumë këtë vajzë. Ta kishim lënë t’i bënte disa gjëra vetë në shtëpi.

 

Aktualisht po jetoj vetëm, mamin e shoh shumë shpesh. Në momentin kur u zhvendosa nga shtëpia e mamit dhe babit, u prekën të gjithë. Tani që kam jetën time prej të rriture po më shijon shumë. Më duket sikur kam vendosur rrënjët e mia në Neë York, jame lumtur. Tiranën e dua shumë, kam pas ardhur shumë shpesh. Nuk i dihet asnjë gjëje, nëse do kthehem në Tiranë”, tha Era Saraçi.

 

Ndërsa pyetjes nëse jeton vetëm dhe a është në një lidhje dashurie ajo iu përgjigj: “Vetëm, jam e lumtur, ndihem e plotësuar në përditshmërinë time. Kur të kem diçka konkrete për të ndarë, do e ndaj me kënaqësi sepse s’ka diçka më të bukur se të kesh një partner që të do dhe e do.”