Ministrja Denaj i përgjigjet Metës për Vlorë-Orikum: Të kemi dërguar dy shkresa,...

Ministrja Denaj i përgjigjet Metës për Vlorë-Orikum: Të kemi dërguar dy shkresa, kemi ndryshuar objektin e financimit, jo shumë e fondit nga sauditët

357
0

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj, thotë se Presidenti Ilir Meta është informuar përmes dy shkresave për ndryshimin e objektit të financimit nga Fondi Saudit, për segmentin Vlorë-Orikum.

 

Në një konferencë me gazetarët, Denaj është shprehur se kanë arritur të dakordësojnë me palën sudite ndryshimin e objektit të financimit të huasë së marrë prej tyre, por nuk kanë ndryshuar as shumë dhe as normat e interesit të saj.

 

“Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi e realizuar në gusht i hapi rrugë dy proceseve paralele, fillimin e procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si objekt investimi infrastrukturor dhe si rrjedhojë anullimin juridik të objekt investimit të mëparshëm. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën?”, ka thënë Denaj ndër të tjera.

 

Pjesë nga fjala e saj:

 

Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan. Në lidhje me termin negocim dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë nëpëmrjet një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvend.

 

Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt tjetër infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi e realizuar në gusht i hapi rrugë dy proceseve paralele, fillimin e procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si objekt investimi infrastrukturor dhe si rrjedhojë anullimin juridik të objekt investimit të mëparshëm.

 

Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën?? Procedura është ligjore. Sqaroj zyrën e presidentit se vetëm për kushtet e projektmarrëveshjes, kur nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje financiare, vetëm në këtë raste ngrihet grupet negociatore.

 

Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë të gabuar. Ngre akuza për mashtrim, kundërshtim me Kushtetutën, akuza të panevojshme sepse nuk është ky qëllimi i qeverisë dhe ministrisë së Financave.