Mijëra pelegrinë kalojnë natën në mal: Kisha e Shna Ndout ka bërë...

Mijëra pelegrinë kalojnë natën në mal: Kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli edhe ku doktorët s’kanë dhënë shpresë (VIDEO)

419
0

Mbrëmja e së mërkurës kulmoi ditët e pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout” në Laç.

 

Me mijëra pelegrin, nga e gjithë Shqipëria por edhe jashtë saj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit, për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit. Pelegrin të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë tek kisha e Laçit.

 

Pelegrinazhi i përvitshëm 13 javor në këtë vend të shenjtë kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor, ndërsa një gjë e tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.