Mhill Gjuraj, një model frymëzimi në diasporë! “Filantropia do të jetë bashkëudhëtarja...

Mhill Gjuraj, një model frymëzimi në diasporë! “Filantropia do të jetë bashkëudhëtarja ime, në të kundërtën ndihem i zbrazët të shpirt”

557
0

Përshëndetje z.Gjuraj, ju jeni një emër i njohur në komunitetin e gjerë shqiptare në Amerikë dhe praktikisht bëmat tuaja kanë ardhur edhe në Shqipëri. Çfarë ka mbetur pa thënë ende për portretin profesional tuajin dhe për angazhimet tuaja apo edhe një biografi rreth jetës tuaj?

 

  1. GJ: Shqiptarët në Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë arritur shumë suksese në shumë fusha, por sektori i patundshmërive është ai që shqiptarët i bënë më të dalluar se komunitetet e tjera që jetojnë në Amerikë, e në këtë sektorë edhe unë bëjë pjesë. Jo rrallëherë thuhet se njerëzit e biznesit dhe të dijes janë dy shtylla të zhvillimit të kombit. Prandaj, mund të them se puna ime e palodhur, veprimtaria e shquar atdhetare, humanitare, fetare dhe sukseset në biznes kanë bërë që unë të jem ky që jam sot. Mendoj se çdo shqiptar i suksesshëm në Amerikë, duhet të jetë një shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet në botë, dhe të jemi model për gjeneratat e reja se si ndershëm, me punë, mund e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe në tabanin kombëtar si aktivist çështjes shqiptare.

 

 “Mhill Gjuraj njihet në komunitetin shqiptar në Amerikë si njeri fisnik me shpirt njerëzor, biznesmen i suksesshëm” është cituar diku në një shkrim të gjerë për ju, por si ndiheni kur vlerësoheni me të tilla superlativa?

GJ: Me përgjegjësi të plotë dua të them seasnjëherë nuk kam menduar të jem njeri superlativ, përkundrazi e vlerësoj thjeshtësinë, jam njeri i thjeshtë, dhe kështu dua të jem përgjithmonë. Në anën tjetër, i mirëpres dhe i respektoj komentet, dhe vlerësimet që të tjerët i bëjnë për mua, përderisa puna dhe angazhimi im flet qartë për të gjitha. Të gjitha angazhimet e mija duke filluar si pjesëmarrës i shumë protestave antiserbe të organizuara në qendrat më të njohura të Amerikës, si atdhetar i Kosovës dhe i çështjes shqiptare në përgjithësi, do të jem edhe më tutje njeri i aksionit dhe i sfidave, duke e ruajtur gjithmonëdinjitetin e shembujve të ndritshëm të atdhetarëve të kohës.

 

Cili është kontributi i Mhill Gjurajt në aktivitetet kombëtare dhe fetare?

M.Gj: Mbështetja ime e parezervë i lëvizjeve nacionale kudo në Amerikë, përfshirë edhe Fondin e Qeverisë së Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribuues financiar në fondin e trepërqindëshit dhe të atij “Vendlindja thërret”, për t’i dalë në ndihmë vendlindjes sime dhe popullit shqiptar në atë kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e shumëvuajtur dhe si punëtor që respektoj vlerat  e demokracisë në “ Tokën e premtuar”. Padyshim se gjithmonë kam qenë dhe jam sensibilizues i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare, si pjesëmarrës në fushata të shpeshta  për legjislatorët dhe presidentët  amerikanë, si sponsorues i shumë artikujve që janë botuar në gazetat më në zë që shpërndahen në Amerikë, si njeri që kam vendosur një gur në kalanë e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dashamirës dhe kontribuues shumë i madh i jetës kulturore dhe artistike në shumë qytete të Amerikës, sidomos në organizimin e festave të ndryshme kombëtare, dhe pjesëmarrës aktiv dhe bashkëpunëtor  i Shoqatës Panshqiptare “ Vatra”, janë vetëm disa nga kontributet dhe aktivitetet e mija  kombëtare dhe fetare, përderisa kontributi dhe përkushtimi im nuk do të ndalet edhe në të ardhëm, duke i shërbyer gjithmonë atdheut im dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kur kontribuoi për aktivitetet kombëtare apo fetare nuk kam pasur asnjë qëllim përftimi por, thjesht, e kam ndier obligim që të kontribuojë në shërbim të shoqërisë. Nëse të gjithë do të japim nga pak nga trasta jonë e bukës, siç bënin të parët tanë, sigurisht tani janë mundësitë më të mëdha këtu në Amerikë. Dhënia e këtyre kontributeve është thjesht dëshirë dhe kënaqësi për të ndihmuar, për të bërë diçka që i shërben komunitetit, shoqërisë dhe kombit.

Disa prej elementeve ku ju keni kontribuuar bujarisht kanë qenë Shtatorja e “Nënë Terezë” në Pejë, të cilën e keni ndërtuar me vetiniciativë, po ashtu keni ndihmuar Katedralen e Tivarit dhe të Malit të Zi, përmbytjet në Shkodër, kishën “Lady of Shkodra” në Nju Jork etj, çfarë i thoni vetes tuaj në fund të ditës kur kuptoni sa të mira keni bërë?

 

M.GJ:Për shtatoren “Nënë Terezë” në Pejë, të cilën e kam ndërtuar me vetiniciativë, dhe kam investuar mjete të mija vetjake në shumën prej afro 100 mijë dollarësh, po ashtu kam ndihmuar Katedralen e Tivarit dhe të Malit të Zi, përmbytjet në Shkodër, kishën “Lady of Shkodra” në Nju Jork etj. Po ashtu, një pjesë tjetër të kontributit tim është edhe ajo për çështjet fetare, për Katedralen “ Nënë Terezë” në Prishtinë fillimisht me një sponsorizim prej 8 000 dollarësh në fillimin e punimeve, kurse shumën prej 20 000 dollarësh në vazhdim të këtyre punimeve, pikërisht për një dritare në emrin tim, pikërisht për Katedralen “ Nënë Terezë” e Prishtinës. Krahas këtyre kontributeve mund t’i quaj modeste, kam ndihmuar dhe vazhdoj të ndihmoj shumë familje në nevojë. Edhe pse këto kontribute janë simbolike, por të dhëna me shumë dëshirë e vullnet, dhe të cilat më kanë sjellë kënaqësi të madhe, dhe fund them se me të vërtetë ndihem mirë, dhe do të vazhdoj edhe më tutje.

 

Filantropia do jetë bashkëudhëtarja juaj deri kur..?

 

M.Gj: Gjithmonë, filantropia do të jetë bashkëudhëtarja ime, sepse në të kundërtën nuk ndiem mirë, ndihem i zbrazët të shpirt. Jeta ime nuk funksionin ma ju ndihmuar të tjerëve dhe pa kontribuuar për çështje kombëtare, fetare dhe kulturore. Të ndihmosh të tjerët sidomos ata që kanë nevojë, është virtyt, kënaqësi dhe mbarësi jo vetëm për mua por për të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë.

 

Çfarë ju ka mbetur pa realizuar ende profesionalisht por edhe personalisht?

 

M.Gj: Sa i përket anës profesionale, mund të them se në të ardhmen mendoj ta rris edhe më shumë biznesin tim. Kjo për faktin se unë jam mësuar të punoj shumë dhe të kem suksese.. Kurse për anën personale , familja ime është mbi të gjitha, është suksesi im më i madh, bashkëshortja, djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat e mija.. Uroj që suksesi im të bartët tek ata, pasi që vetëm me punë, vullnet dhe përkushtim mundë t’i arrish të gjitha.

Një biznesmen i suksesshëm në USA, sa e vështirë është të marrësh një titull të tillë dhe sa e vështirë është t’a mbash atë?

 

M.GJ: E gjithë puna dhe angazhimi im duke filluar si biznesmen që kam lënë gjurmë në komunitet, dhe më pas humanist dhe aktivist si në aspektin human, e po ashtu edhe në atë tëçështjes kombëtare, konsiston me marrjen e titullit ‘biznesmen i suksesshëm në USA”. Për këtë epitet fillimisht falënderoj kryetarin e Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, që më ka nderuar me mirënjohje për kontributin tim të palodhshëm në të gjitha sferat e jetës, si në aspektin human, e po ashtu edhe në atë të çështjes kombëtare. Po ashtu, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në qytetin Ëaterbury të ShBA-së, kam ngritur flamurin e Kosovës, ku edhe jam zgjedhur “Kryetar i Ditës” – The Mayor of the Day”. Për kontributin tim, jam nderuar me mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Ëaterburyit, Neil M. O’Leary. Njëherit më mirënjohje jam nderuar edhe nga shumë personalitete tjera, gjëqë më shtynë të punoj dhe të jem human edhe më shumë. Por, sa e vështirë është t’a mbash këtë titull, besoj se puna e palodhshme dhe përkushtimi i vazhdueshëm drejt suksesit, të bënë edhe më të përkushtuar dhe të detyrueshëm ta vazhdosh rrugën e suksesit.

Ndiheni më mirë kur ju quajnë një biznesmen të suksesshëm apo një aktivist  dhe filantrop?

 

M.Gj: Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare, humanitare dhe fetare, është një shembull i mirë për mua, e që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Ndërkaq, si një shqiptar i suksesshëm në biznes, mbetesh figurë model për gjeneratat e reja se si ndershëm, me punë, mund  e djersë, mund të kontribuosh jo vetëm për vete dhe familjen, për një jetë të mirë, por edhe për bashkëkombësit. Pjesëmarrja ime në aktiviteteve të ndryshme e që janë gjithmonë në shërbim tëçështjes kombëtare, më bënë të ndihem mirë, por filantropia, është gjëja që unë e bëjë më shumë zemër, dëshirë dhe vullnet.

 

Nëse do shkruanit një libër autobiografik për jetën tuaj, si do e titullonit?

 

M.GJ: Unë tashmë kam botuar librin tim në dy pjesë të titulluar ‘Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmit në Amerikë”, të shkruar nga autori Mikel Gojani. Në këtë libër autori shtjellon rrugëtimin tim nga ardhja në Amerikë e deri të arritja e suksesit në biznes, e po ashtu edhe sa i përket aktiviteteve të mija në fushën e humanizmit dhe të atdhetarizmit për çështjet kombëtare. Tash për tash këto dy libra më mjaftojë, por nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të kem edhe libra të tjerë, për të cilët më kohë do të njoftohen qytetarët shqiptar.

Në fund cili do ishte mesazhi juaj për të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë?

 

M.Gj: Fillimisht falënderoj Amerikën për çdo gjë që ka bërë për shtetin e Kosovës.Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën!. Kurse, mesazhi im për të gjithë shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, është se ata që e ndiejnë vetën shqiptarë, sidomos ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, të bëhen bashkë siç kanë qenë gjithmonë në shërbim të atdheut dhe të kombit. Ndërkaq, mesazhi i vetëm që do të dëshiroja t’ju përçoja të rinjve tanë, është  që pavarësisht vështirësive si ato emocional dhe financiare, mos u ndalni asnjëherë në arritjen e qëllimeve tuaja. Asnjëri prej nesh, nuk ka kaluar vetëm ditë pozitive, por një gjë na ka mbajtur të qëndrueshëm, e ajo është ‘’ëndrra’’, të cilën çdo njeri prej nesh e posedon. Në kohën e sotme është më rëndësi me qenë mendje-hapur, t’i lejojmë njerëzit të jetojnë siç donë vet, dhe të mundohemi ta përmirësojmë rrethin ku jetojmë. Po ashtu, ajo çka unë mund të them, është se ajo çfarë vendosni të bëni në lidhje me arsimin, punën, në këtë kohë të jetës, do t’i japë drejtimin të ardhmes tuaj. Ju nxis të fitoni një arsimim të mirë dhe të fitoni aftësitë e nevojshme për të zënë punë me sukses, e po ashtu për të qenë një pjesëtar kontribuues i shoqërisë.

 

Marrë nga gazeta Intervista.al