Meta: Nuk ka shans Rilindja të më shkarkojë

Meta: Nuk ka shans Rilindja të më shkarkojë

445
0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dalë sërish kundër kryeministrit Edi Rama. Meta e ka cilësuar të papërgjegjshme thirrjen e tij drejtuar policëve për mbledhjen e votave, ndërsa tha se nuk mund të shkarkohej si president. Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë rilindjen”, tha Meta.Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Meta e ka quajtur thirrjen e Ramës jo vetëm të paligjshëm, por edhe të papërgjegjshme.  “Dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht të paligjshme dhe të papërgjegjshme të Ramës drejtuar policisë së shtetit, dënoj heshtjen e drejtorit të policisë që nuk më habit aspak për këtë deklaratë që shkel rëndë ligjin për policinë e shtetit dhe thirrjen e përdorimit të policisë në zgjedhje. Edhe si kryetar kuvendi dhe president i zgjedhur do të komunikojë më të gjithë përvec drejtuesit për zbatimin e ligjit, kundër kujtdo që cenon ligjin. Policisë i mjafton njolla e drogës nuk i duhet njolla e prishjes së zgjedhjes”, tha Meta.