Meta iu tregon shqiptarëve si të “vrasin” COVID, video-mesazh nga një pjesëz...

Meta iu tregon shqiptarëve si të “vrasin” COVID, video-mesazh nga një pjesëz e mrekullueshme e Shqipërisë

449
0

Presidenti Ilir Meta vijon të shijojë bukuritë e natyrës shqiptare. Këtë mëngjes, Kreu i Shtetit e ka nisur në një pjesës të mrekullueshme të Shqipërisë, Sheleguri.

Teksa publikon një video, duke shëtitur me varkë, Meta iu uron të gjithë shqiptarëve një fundjavë të mbarë, ndërsa jep edhe mesazhin se koronavirusi mund të mposhtet edhe duke njohur e shijuar bukuritë e rralla që natyra i ka falur vendit tonë.

 

“Mirëmëngjes nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës! Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë! 🇦🇱”, shkruan Meta.