Meta: I kërkoj ndjesë Venecias, u keqpërdor. Rilindja, teatri numër 1 i këtij populli. Jemi në gjendjen më të rëndë në kontinent për…

Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur për herë të parë pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias disa ditë më herët për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe u ka kërkuar ndjesë pasi tha se janë keqpërdorur nga mazhoranca.

Në fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, Meta tha se do jetë personalisht në seancën plenare të komisionit për t’i infomruar për shkeljet e kryera nga kreu i KED.

 

Ndërsa tha se Rilindja është i vetmi teatër dhe estradë e këtij shteti.

 

“Fyerje shumë e rëndë organit të këshillit të Evropës, Venecias por dhe ambasadave dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar thirrjen e komisionit të Venecias për këtë cështje kaq të thjeshtë sa është vetë abetarja.

 

Mazhoranca ka ftuar opinionin e Venecias dhe e ka zhvleftësuar duke delegjitimuar rëndësinë e këtij komisioni.

 

Si kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksiono të mbulimit të qëllimit për grusht shteti.

 

Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinentin ku jetojme s’do pranojë instalimin e grushtit të shtetit.

 

Konfirmoj se do marrë pjesë vetë në seancën plenare të Venecias ku do i njoh të pranishmit. Rilidnja është teatri dhe estrada nr 1 e këtij shteti dhe e këtij populli”.

Author: vizional