Meta dhe Rama i urojnë ditëlindjen SHBA-së

Meta dhe Rama i urojnë ditëlindjen SHBA-së

364
0

Dita e sotme, 4 Korriku shënon 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar festën për partnerin strategjik, ndërsa thotë se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë.

“Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri”, thekson kreu i shtetit.

Nga ana tjetër kryeminsitri Rdi Rama, në një postim në rrjetet sociale thotë se: “Në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”.