Mesha e mesnatës në Betlehem, Palestine, besimtarët kremtojnë Krishtlindjen

Mesha e mesnatës në Betlehem, Palestine, besimtarët kremtojnë Krishtlindjen

286
0

Ndryshe nga viti i kaluar ku Kisha e Lindjes se Krishtit ishte thuajse bosh, këtë vit me masat anticovid mesha e mesnatës së Krishtlindjeve u festua me prezencën e besimtarëve, dhe ishte plot. Mesha e mesnatës në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi dhe ku është ndërtuar Kisha që në shekullin e dyte, në Betlehem, Bregu Perëndimor Palestinë, është mbajtur jo vetem nga besimtarët e krishterë por edhe krerët e lartë të shtetit të Palestinës. Patriarku i kësaj kishe, arqipeshvi Pierbattista Pizzaballa është shprehur në mesazhin e tij se:

“Per sa kohë që zgjat pandemia, duhet të gjejmë mënyrën e balancuar.

Lindja e Jezusit në Betlehem ndryshoi edhe historinë e njerëzimit. Kjo ndodhi 2000 vjet më parë dhe kjo po ndodh edhe sot.  Edhe sot, lindja e Jezusit ndryshon veten tonë, ndryshon njerzimin. Por si ndodh kjo? Ne reflektimet që unë kam bërë, është e nevojshme të dëgjojmë zërin e Zotit. Të udhëhiqesh nga Zoti do të thotë të udhëhiqesh nga mesazhi i lindjes se krishtit, duhet të dëgjojmë zërin e drejtë”

Festimet ne pritjen e lindjes së krishtit kanë qenë të shumta, por siç u shpreh dhe arqipeshkvi mungesa e pelegrineve për shkak të covid 19, e zvogeloi gezimin për qytetin e lindjes se Jezu Krishtit, në Betlehem, Palestine.