Mesazhin që Bes Kallaku merreni më seriozisht se kurrë! Mendoni se dikush...

Mesazhin që Bes Kallaku merreni më seriozisht se kurrë! Mendoni se dikush po ju pret në shtëpi…

231
0

 

Në editorialin e kësaj puntate te Kosherja, Bes Kallaku përcolli një mesazh të rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve. Duke u ndalur te numri i lartë i fataliteve që vijnë për shkak të aksidenteve rrugore, aktori i humorit shprehet se është e rëndësishme që të respektojmë rregullat për t’u kujdesur për veten por gjithashtu edhe për të tjerët.

“E kam për të gjithë shqiptarët për nxitimin që kemi kur jemi në makinë dhe timon. Sipas Instat, jemi vendi i parë në Evropë me vdekjet më të shumta për shkak të aksidenteve sa i përket numrit të popullsisë. Pse ndodhin këto aksidente?

Kujt ia lëmë fajin, qytetarëve apo pilotëve sepse përgjegjësia jonë është të zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor. Shqiptari ka diçka që nuk e sheh makinën si mjet transporti, kur kush ia nxjerr të gjitha kilometrat. Makina për ne është mjet që duhet me u dukur, sa më e re akoma më mirë.

Po të jetë dhe e shtrenjtë lum si ne. Shqiptari kur ka ndonjë dhimbje që duhet të vizitohet, thotë nuk kam gjë jam ftohur pak. Por po bëri makinë ndonjë zhurmë, direkt te mekaniku, 500 euro ndërrim vaj dhe filtra. Ne shqiptarët kur lexojmë te xhami i pasmë baby on board, i biem borisë që të na hapë rrugën duke thënë se do të na lërë këtu pas.

Por kur lexon shoferi i ri i futen në parakalim me një manovër për t’i treguar atij tjetrit se sa i mirë është në timon. Ajo që dua të them është të ndërgjegjësohemi dhe t’i themi stop shpejtësisë dhe mendoni se ju pret dikush në shtëpi.

Madje jo vetëm ty por edhe dikë tjetër që pa faj mund të bëhet pjesë e fatkeqësisë për një kapriço tënden. Mund t’ja vendosim fajin gjithkujt, policisë mënyrën se si blihen patentat në Shqipëri, mënyrës se si blihet polici apo mungesës së sinjalistikës por kryesorja është që timonin në dorë e ke ti.“, tha Besi.

Shperndaje