“Mendoni se po bëj shaka, por jo”- Dua Lipa pjesë e albumit...

“Mendoni se po bëj shaka, por jo”- Dua Lipa pjesë e albumit të këngëtares me famë botërore

436
0

Miley Cyrus ka zbuluar se po punon me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipën në albumin e saj të ri. Artistja e famshme zbuloi lajmin në një intervistë për radio “The Edge”. “Ju mendoni se po bëj shaka, por jo. Kam Dua Lipën dhe Billy Idol në të njëjtin album,”- tregoi Miley Cyrus.

Kur u pyet për datën e mundshme të nxjerrjes në treg të albumit të saj, këngëtarja nuk dha një afat kohor.

Ky do jetë një ndër bashkëpunimet më të mëdha deri tani për këngëtaren shqiptare Dua Lipën.

 

 

Mes dy artisteve ka një miqësi disa vjeçare. Vitin e kaluar, Dua Lipa bëri të mundur ardhjen e Miley Cyrus në Prishtinë për të mbajtur koncert në festivalin “Sunny Hill”.